Murati: Gati i paparamenduar zbatimi i Marrëveshjes Bazë – s’ka marrëveshje të mirë as për Kosovën, as për Serbinë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, pas përpjekjeve të Bashkimit Evropian (BE) për t’i shtyrë palët drejt zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka konsideruar se aktualisht është “gati e paparamenduar” zbatimi i zotimeve që palët kanë marrë përsipër nga Marrëveshja Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars).
Murati, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” të hënën, ka thënë se “nuk ka asociacion të mirë për Kosovën”, ashtu sikurse “nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës”, andaj ka vlerësuar se obligimet mund të zbatohen “ndonjëherë tjetër, në rrethana tjera dhe ndoshta edhe me një marrëveshje tjetër”.
“Këto dy shtylla të marrëveshjes së pranuar, të paramenduara si të hekurta nga evropianët kur i kanë vendosur në letër, shndërrohen në të qelqta sa herë vjen puna në zbatim. Në këto rrethana, me qëndrimet e palëve, me gjendjen në terren më të acaruar se kurdoherë, gati se është e paparamenduar zbatimi i zotimeve të palëve”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij.
Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin e saj për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të hartuar nga “pesëshja e madhe” dhe ka pranuar që i njëjti të jetë kornizë për negociatat e mëtejshme. BE-ja ka konfirmuar se kanë bërë një “propozim modern evropian” për këtë instrument vetëmenaxhues për serbët e Kosovës.
E udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të BE-së – Gjermania, Franca dhe Italia – nëpërmjet një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të nisë urgjentisht procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Qeveria e Serbisë kanë kërkuar njohjen de facto të shtetësinë e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit