Ish-polici i Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Pantiç, i cili akuzohej për sulme terroriste, në zyret e Komisionit Qendror të Zgedhjeve, është liruar nga arresti shtëpiak pas deponimit të dorëzanisë në shumën prej 30 mijë euro.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit Dejan Pantiç avokati Ljubomir Pantoviç, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë”, thuhet në vendimin e gjykatës.
“Kështu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit Dejan Pantiç të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30 mijë eurosh”.
Gashi më pas ka sqaruar se gjykata nuk ka pranuar më kërkesë nga Prokuroria Speciale për vazhdimin e arrestit shtëpiak.
“Departamenti Special, me aktvendimin numër PPPS.nr.63/22, me datë 06.09.2023 ndaj të pandehurit D.P ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit, ashtu që ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, duke caktuar dorëzaninë ndaj të pandehurit D.P, në shumën prej 30 mijë eurove”.
Më 4 shtator, mbrojtja e të dyshuarit Pantiç kishte parashtruar kërkesë për zëvendësimin e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë.
Me këtë propozim ishte pajtuar Prokuroria Speciale e cila përmes një parashtrese kishte shprehur pëlqim për këtë zëvendësim të masës.
Pantiç fillimisht kishte qëndruar në paraburgim nga 12 dhjetori i vitit 2022, ndërsa ndërsa më 28 dhjetor të po atij viti kjo masë i ishte zëvendësuar me arrestin shtëpiak.
Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës me 10 vjetor të 2022 për sulmet që kishte bërë në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë.
Sulmi kishte ndodhur gjatë kohës kur zyrtarët e KQZ-së po vendoseshin në këto zyre me qëllim të kryerjes së aktiviteteve të tyre për zgjedhjet që ishin planifikuar që të mbaheshin më 18 dhjetor 2022, e që më pas u shtynë për 23 prill 2023.
Për të kundërshtuar këtë vendim në Veri ishin ngritur barrikada për rreth 20 ditë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia