Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, njëherë kryetar i Aleancës Ndër-Parlamentare për Kinën (IPAC) – një grup i ligjvënësve ndërkombëtarë e ndërpartiak që fokusohet në hartimin e një strategjie mbi marrëdhëniet me Kinën midis vendeve demokratike – ka folur për mbështetjen e Kosovës për Tajvanin.
Ambasada e Kinës në Serbi e ka akuzuar deputetin kosovar për “mbështetje të hapur ndaj forcave separatiste” dhe “shkelje të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kinës” pas takimit të Hotit me Presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen, në kuadër të Forumin të Hapjes dhe Monitorimit Parlamentar më 13 mars të këtij viti, ka kujtuar revista amerikane.
Në këtë drejtim, ish-kryeministri kosovar ka thënë për “Foreign Policy” se vizita e tij në Taipei ka qenë në funksion të “respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të vogla”, sepse sipas tij, nëse nuk repektohen këto parime, “vendet e mëdha dhe të forta mund të pushtojnë këdo në botë”, ndërsa ka shpjeguar rolin e IPAC-it.
“Ne po koordinojmë veprimet midis demokracive për të kundërbalancuar Kinën. Ne duhet të frenojmë presionin që Kina po përdor në të gjithë botën për të përhapur ndikimin e saj politik. Përpjekjet për t’u angazhuar me Tajvanin janë pjesë e kësaj strategjie. Duke u lidhur me kolegët në Taipei, ne po përpiqemi të thyejmë izolimin me të cilin Tajvani është përballur për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë Hoti.
Deputeti i LDK-së gjithashtu ka thënë gjithashtu se paralelet mes izolimit të Kosovës dhe Tajvanit nga organizatat ndërkombëtare janë të mbingarkuara dhe se qasja në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE) e dhe jo në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), janë prioritetet e Kosovës.
Kosova dhe Tajvani në fund të vitit 2021, kanë krijuar grupet e miqësisë në parlamentet e tyre respektive. Kjo ka shënuar edhe themelimin e grupit të parë të miqësisë mes Tajvanit dhe një shteti në Ballkanin Perëndimor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
-
Të punosh në Vatikan: Vetëm një ditë leje për lindjen e fëmijëve, sanksione edhe për sjelljen në jetën private
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit