Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, arrestimet e zyrtarëve komunaletë cilët janë prangosur nga Policia e Kosovës për disa kontrata mbi vepër ka thënë se janë “të paarsyeshme”.
Ai ka sqaruar se buxheti i kryeqytetit është i përcaktuar në bazë të numrit të popullsisë së vitit 2011.
Por që sipas tij, “ky numër është rritur e me këtë edhe kërkesat për shërbime për çka janë detyruar të lidhin kontratat mbi vepër”.
“Unë këtë e kuptova sa isha jashtë shtetit. E kanë marrë në pyetje edhe nënkryetarin, mendoj që është për disa kontrata mbi vepër, kryeqyteti funksionon me një buxhet me të dhëna të viti 2011 sa i përket numrit të banorëve. Kryeqytetit i kërkohen shërbime të shumta, prandaj këto kontrata janë të lidhura për shërbime në administratë në shëndetësi dhe janë më se të nevojshme sepse numat që i kemi nuk janë të mjaftueshme”.
I pari i Prishtinës, ka deklaruar se në këto kontrata nuk ka pasur diçka jashtë normales dhe se ai personalisht nuk sheh arsye për arrestim.
“Ajo çka ka ndodhur është jashtë proporcioneve nuk e shoh të arsyeshme, por po ia lë proceseve ligjore të merren me këtë punë, nuk e shoh që ka pasur diçka jashtë normales, personalisht po them në bazë të arsyes pse është bërë, pse tash, do të kuptojmë më shumë e bisedojmë më vonë”, është shprehur kreu i kryeqytetit.
Të premten, tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Për këtë rast është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Ai ka thënë se ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat thotë se i kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar
Të arrestuarit janë shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu-Hertica, ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku dhe shefja e Njësisë së Shërbimeve Sociale në këtë qendër, Valbona Makiqi.
Ata dyshohen për punësimin e kundërligjshëm të dhjetë personave në këtë qendër dhe caktimin e një të punësuare në mënyrë të kundërligjshme si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, edhe pse thuhet se nuk i plotësonte kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani kërkon nga ministrja e Katarit rritje të bashkëpunimit
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
-
Selimi vlerëson se pas dështimit në Këshill të Evropës, sanksionet ndaj Kosovës mund të pezullohen
-
Kurti lavdërohet me punën në shëndetësi: Para tre vitësh pacientët kanë paguar 80%, tash shteti ua përgjysmon pagesat
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës