Krerët e partive opozitare parlamentare e kanë mirëpritur lajmin se Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës, Komunën e Prishtinës dhe Drejtorinë për Sport, si dhe të gjithë ata që janë angazhuar për të arritur këtë sukses.
“26 shtete, 19 nga Evropa, 5 nga Afrika dhe 2 nga Azia do të zbarkojnë në Prishtinë për t’i dhënë shkëlqim e frymë sportive Kryeqytetit tonë”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Për liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, lajmi për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 “është një ngjarje historike për sportin, kryeqytetin e shtetin tonë duke e futur në hartën globale të mbajtjes dhe organizimit të ngjarjeve të tilla me karakter ndërkombëtar”.
“Lojërat Mesdhetare janë mundësi ideale për ta zhvilluar infrastrukturën sportive, japin një impuls të madh zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha pasqyrojnë imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Edhe për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është lajm jashtëzakonisht i mirë që shteti ynë do të jetë nikoqir i Lojërave Mesdhetare 2030.
“Kjo është një e arritur e madhe e Kosovës dhe rezultat i një pune të vazhdueshme prej vitesh”, shkroi ai në Facebook, teksa falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar “për ta përjetuar këtë triumf”.
Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.
Këtë e ka vendosur Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), e cila është mbajtur në Heraklion të Greqisë.
Kandidatura e Kosovës ka marrë 55 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, derisa tetë kanë qenë kundër dhe tri abstenime.
Për shtetin e Kosovës, kjo është një arritje tejet e madhe, pasi që në këtë kompeticion do të marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, dhe priten që të marrin pjesë rreth 5 mijë sportistë.
Kandidatura e Kosovës u prezantua nga kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.
Këtë lajm, kryeministri Kurti, e ka konsideruar “arritje e jashtëzakonshme”, teksa i ka uruar të gjithë qytetarët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
-
Një goditje dërrmuese për Izraelin dhe një bast masiv nga ICC-ja
-
Diplomati i lartë izraelit i kërkon AIPAC që të marrë ‘hapa dramatikë’ kundër ICC-së
-
Gjermania thotë se respekton ICC-në, por se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten