Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur të hënën një konferencë për media mbi procesin e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore dhe seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita e që dështoi në mungesë të kourumit.
Ardian Gola, deputet i partisë në pushtet dhe kryesues i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se fillimi i vitit shkollor ka qenë i rregullt dhe se vendimi i Qeverisë së Kosovës për tekstet mësimore ka eliminuar praktikat korruptuese.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme për çështjen e teksteve mësimore, ngase sipas tij, ajo ka pasur tendencë që t’ua prishë disponimin nxënësve, derisa ka shtuar se ende janë në pritje të epilogut për këtë çështje, trasmeton agjencia kosovare e lajmeve “Ekonomia Online”.
“Kemi një fillim të rregullt të vitit shkollor. Edhe viteve të kaluara kemi pasur vonesa. Nuk e kemi ende një epilog të procesit. Ne nuk besojmë se ka diçka të pazakontë. Kjo çështje do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës pas epilogut”, ka deklaruar deputeti i pushtetit, sociolog me profesion.
Vendimi i ekzekutivit kosovar është kritikuar në masë të madhe për shkak se siç kanë konsideruar nga opozita, janë shkaktuar telashe të panevojshme: pritjet e gjata në rend nëpër librari, paqartësi mbi blerjen e teksteve shkollore, bartja e librave nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit