Kusari-Lila i gëzohet fjalimit të Rita Orës në Itali, thotë se “asgjë s’mund ta ndajë atë nga rrënjët dhe origjina e saj, Kosova”
Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka marrë pjesë në edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venecia, derisa edhe u ngjit në skenën e këtij evenimenti për të ndarë një çmim.
Në fjalimin e mbajtur pranë të ftuarve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “DVF” të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg, artistja 32-vjeçe, nuk ka hezituar që ta prezantojë vendin e saj të origjinës në mënyrë të përsosur.
Ora ka theksuar se një ndër ëndrrat e saj ka qenë që të punojë në motivimin e fëmijëve në Kosovë.
“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta, posaçërisht për mua ajo personalisht çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative”, tha Ora.
Pos tjerash, në cilësinë e ambasadores së vendit, Ora ka zbuluar se ka dhjetë vite që punon për t’i ndihmuar të tjerët, ndërsa fjalimi pason ngjarjen e fundit të Ritës, e cila u bë kryetitull nëpër media gjithandej, pasi u pa duke vallëzuar me flamurin e Serbisë.
E fjalimit të Orës duket t’iu ketë gëzuar Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka ndarë një pjesë të fjalimit në llogarinë e saj në platformën, X/Twitter.
“Asgjë nuk mund ta ndajë Rita Orën nga rrënjët dhe origjina e saj, Kosova. Sonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve DVF në Venecia, ajo solli sërish me vete Kosovën, Prishtinën! Faleminderit për gjithçka që përfaqëson!”, shkroi pos tjerash Kusari-Lila.
Nothing can separate @RitaOra from her roots and her origin, Kosova.
Tonight at @DVF award ceremony in Venice 🇮🇹 she brought Kosova, Prishtina with her, again!
Thank You @RitaOra for all you represent! pic.twitter.com/yl7hw4tF64— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) August 31, 2023
Lidhur me performancën në fjalë, ylli i hitit “Shine ya light” ka reaguar duke thënë se nuk e kishte ditur që flamuri ishte i Serbisë, derisa ka theksuar se e konsideron veten “shqiptare krenare”.
“Nuk e kam parë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte flamur serb dhe jo hungarez. Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk e kisha për qëllim të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin apo familjen time”, ka thënë Ora në reagimin e saj.
Dalin pamjet e reja, Rita Ora e merr me vetdëshirë flamurin serb
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit