Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të enjten pasi ka kanosur me vrasje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria përmes një komunikate për media.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së”.
Nga Prokuroria është thënë se i njëjti ka bërë shkrim në rrjetin social ‘Facebook’ e po ashtu të njëjtën deklaratë kërcënuese e ka përsëritur edhe në emisionin “Debat Plus”.
“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”, thuhet në komunikatë.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës nenit 128, kryerja e kësaj vepre dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
“Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës, pengon një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 126 të këtij Kodi në ushtrimin e detyrave zyrtare apo i detyron të kryejnë apo të mos kryejnë ndonjë veprim nga fushëveprimi i detyrave të tyre, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet”, parashihet me Kodin Penal.
Më 30 gusht edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, është intervistuar për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Ekrem Lutfiu.
“Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka intervistuar sot, personin me inicialet, F.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’, ka thënë Lutfiu për AP.
Ai kishte thënë se i njëjti pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt.
Ndryshe, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ushtruesi i detyrës së OVL e UÇK-së, të martën tha se as nuk e kam votuar, duke iu referuar qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, “as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai”.
Sa i përket daljes jashtë, pohoi ai, “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.
Kjo deklaratë problematike e Klinakut ka marrë reagim të shumta duke e kundërshtuar një gjuhë të tillë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Grupi gjerman i akuzuar për komplot për grusht shteti del në gjyq
-
Parashikimi i motit, 21 maj 2024
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Grupi gjerman i akuzuar për komplot për grusht shteti del në gjyq
-
Mosanëtarësimi në KiE: Kurti s’flet për dështimet – sidomos nëse s’mund t’i fajësojë rivalët politikë