Ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, të premten e 25 gushtit pritet që të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen e tij në Hagë, i cili po akuzohet për krime lufte.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), kjo seancë pritet të fillojë nga ora 14:30.
Shala, sipas aktakuzës akuzohet se ka kryer katër lloje të veprave penale gjatë luftës, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Versioni i parë i aktakuzës kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe aktakuza e konfirmuar e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.
Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
Ndryshe gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betimin e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit