Kina po humbet rëndësinë e saj si treg për eksportuesit gjermanë teksa Berlini dhe Pekini rimendojnë lidhjet e tyre ekonomike.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.
Edhe pasi Pekini hoqi kufizimet pandemike, eksportet drejt Kinës përbënin vetëm 6.2 për qind të totalit të eksporteve gjermane në gjysmën e parë të vitit, përqindja më e ulët që nga viti 2016, sipas të dhënave nga zyra gjermane e statistikave.
Pas një kulmi prej 7.9 për qind në vitin 2020, pjesa e eksporteve gjermane që shkojnë në Kinë po bie vazhdimisht, duke rënë në 7.5 për qind në 2021 dhe 6.8 për qind në 2022.
Vihet re se një nga arsyet e ngadalësimit është se rritja e gjigantit aziatik po ngadalësohet.
Ekonomia e Kinës u rrit vetëm 0.8 për qind në tremujorin e dytë pasi rimëkëmbja pas COVID-it u ngadalësua pasi u rrit me 2.2% në tremujorin e parë.
Në gjysmën e parë të vitit, Gjermania ka eksportuar mallra me vlerë 791.5 miliardë euro, që është 3.2 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një ndarje sipas destinacionit tregon se Gjermania eksportoi mallra me vlerë 78 miliardë euro në Shtetet e Bashkuara në gjysmën e parë të 2023, 4.8 për qind më shumë nga viti i kaluar, ndërsa Kina mori 49.4 miliardë euro eksporte nga Gjermania, që është 8.4 për qind më pak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit