Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar këtë të hënë se në seancën e sotme ceremoniale të Bordit Kryesor të partisë së tij do të propozojë që në atë bord të përfshihet edhe nipi i Sllobodan Millosheviç-it, Marko Millosheviç.
Daçiç u tha gazetarëve përpara seancës së Bordit Kryesor të SPS se ishte “dëshira e tij e madhe të merrej me problemet sociale”.
Ai theksoi se “është i lumtur që gjendet në shoqërinë e miqve të dashur dhe bashkëluftëtarëve të partisë”.
Për të, siç thotë ai, ideja e SPS-së është e “përjetshme dhe se i vjen mirë që ekziston në vazhdimësi” dhe se është i bindur se “kjo ide do të vazhdojë të ekzistojë”.
Marko Millosheviç i Riu, është djali i djalit të kriminelit serb, që po ashtu ka emrin Marko.
Mediat serbe shkruajnë se Millosheviç kur kishte humbur zgjedhjet kishte thënë se po largohet nga politika pikërisht për shkak të nipit të tij Marko i Riu.
Partia që aktualisht udhëhiqet nga Ivica Daçiç është e njëjta që në vitin 1990 ishte themeluar nga Slobodan Millosheviç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese