Dy persona të nacionalitetit shqiptar janë sulmuar të enjten në mbrëmje nga disa persona të panjohur në sheshin qendror të Mitrovicës së Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvedësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se viktimat në momentin e sulmit kanë qenë duke ecur në sheshin “Car Llazar”.
“Dy persona janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut. Të dy viktimat kanë pranuar ndihmë mjekësore në Mitrovicën e Jugut dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë Elshani, pa dhënë detaje të tjera lidhur me motivet e sulmit.
Ndryshe, tensionet janë kthyer në pjesën veriore të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit, të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Serbët lokalë janë duke protestuar pothuajse për çdo ditë që prej 29 majit në këto komuna të banuara me serbë etnikë – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.
Në veri ekziston pak ose aspak rendi publik, udhëheqja nuk gëzon as autoritet, as besnikëri, ndërsa një numër grupesh dhe fraksionesh i kërcënojnë me rezistencë autoritetet kosovare që mundohet të integrojnë serbët dhe të vendosin një rend efektiv.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit