Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Ishujve Faroe në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen e tretë kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Në minutën e 51-të, Kristjan Asllani shënoi një euro-gol për rezultatin 1:2.
Ndërkohë rezultati i pjesës së parë ishte 1:1.
INCREDIBILMENTE
MERAVIGLIOSAMENTE
KRISTJAN ASLLANIpic.twitter.com/Vv33EKmf8P— ٰ (@giovaafcim7) June 20, 2023
Goli i vetëm në pjesën e parë nga Shqipëria u shënua nga Nedim Bajrami në minutën e 20-të, duke marrë një asistim perfekt nga Jasir Asani.
12 minuta më vonë, Sokol Cikalleshi e kishte një mundësi të artë për ta dyfishuar epërsinë, por ai gaboi nga penalltia, të cilën e kishte fituar vetë.
Përveç këtij rasti, kuqezinjtë patën edhe disa të tjerë, por nuk arritën të tregoheshin të saktë para porte.
Megjithatë, ligji i pashkruar në futboll – kur nuk shënon pëson – ndodhi te Shqipëria. Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin krejt në fund të pjesës së parë me anë të Odmar Faero.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit