Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prishtinë.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture”.
“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për AP.
Ndërsa ka sqaruar se me rastin aktualisht është duke u marrë njësiti i trafikut.
Ndryshe, 23 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidenteve në tre mujorin e parë të vitit 2023.
Në muajin prill, Policia e Kosovës kishte prezantuar raportin tre mujor me statistikat analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor në vend, ku u tha se për tre mujorin e parë të këtij viti, 23 persona kanë mbetur të vdekur në aksidentet që kanë ndodhur.
Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Nënkolonel Jeton Rexhepi ka prezantuar këto të dhëna, të cilat kanë treguar se në krahasim me tre mujorin e parë të viti të kaluar janë 4 të vdekur më pak.
Në periudhën janar-mars të 2023-ës në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 1 mijë e 598 aksidente me lëndime, kur persona që kanë pësuar lëndime janë gjithsej 3 mijë e 114, 127 më shumë se në tre mujorin e parë të 2022-ës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit