Në mëngjesin e së mërkurës ka pasur të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Lukavac në Tuzlla të Bosnje e Hercegovinës, ku një nxënës ka qëlluar me një punonjës të shkollës.
Sulmuesi ishte një nxënës 15 vjeçar, i cili ishte transferuar nga shkolla në shkollë për shkak të sjelljeve të tij të pahijshme, raportojnë mediat boshnjake.
Mëngjesin e sotëm nxënësi ka ardhur i armatosur në shkollë dhe ka kërkuar një punonjës të shkollës, të cilin e ka qëlluar me plumb në kokë. Ai e ka plagosur atë në qafë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.
Punonjësi i shkollës është transferuar në Qendrën Klinike në Tuzlë, ku është futur menjëherë në operim.
Policia ka arrestuar menjëherë nxënësin që ka qëlluar dhe i është gjetur edhe arma.
Siç raportohet të shtënat kanë ndodhur pak para orës 09:00, kur një nxënës i armatosur me armë ka ardhur në shkollën në “Lukavac Grad”, dhe ka hapur zjarr ndaj njërit prej punonjësve që po kërkonte.
Ai ka qëlluar disa herë në drejtim të personit, identiteti i të cilit nuk është konfirmuar, duke i shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën.
Të shtëna me armë zjarri në shkollën fillore në Lukavac në Bosnje dhe Hercegovinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, dhe ketë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliç.
Siç tha ai, nga të shtënat nuk ka pasur fëmijë të lënduar. “Një i mitur ka qëlluar dhe është arrestuar menjëherë”, ka njoftuar Deliç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
-
Të punosh në Vatikan: Vetëm një ditë leje për lindjen e fëmijëve, sanksione edhe për sjelljen në jetën private
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit