Një statujë e ish-udhëheqësit fashist të Serbisë dhe të akuzuarit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Jugosllavi (ICTY), Sllobodan Millosheviç, do të ngrihet në qendër të Moskës, përkatësisht në “Sheshin e Evropës”, në mes të muaj qershor të këtij viti.
Kështu ka thënë Marat Bashirova, profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike të Institutit Kombëtar të Kërkimeve në Universitetin e Moskës, në një intervistë me tabloidin rus “Moskovskiy Komsomolets”, transmeton “Jutarnji List“, një ndër gazetat më të famshme në Kroaci.
E derdhur në bronz në Serbi, statuja është dy metra e lartë – portalet serbe flasin për një monument të lartë tre metra – dhe është vepër e skulptorit nga Beogradi, Dragan Radenoviç, kurse iniciatori i krejt kësaj është Aleksandër Zaldostanov, drejtuesi i klubit të motoçikletave “Ujqërit e Natës”.
Statuja e ilustron Millosheviç-in duke mbajtur një maskë e cila, nga njëra anë, i ngjan personazhit nga piktura e famshme “The Scream” të piktorit norvegjez, Edvard Munch (1893), por në realitet është edhe më shumë si maska e filmave horror “Scream” (1996), shkruan gazeta kroate.
Bashirov, në një intervistë për “Moskovskiy Komsomolets”, theksoi se arsyeja e ngritjes së monumentit në Moskë është se “Milosheviç është viktima e parë e NATO-s kriminale”, duke iu referuar ndërhyrjes humaniatre në Kosovë në vitin 1999 për të ndaluar fushatën gjenocidiale të Serbisë.
Millosheviçi, sipas profesorit rus, ishte ekstraduar në Hagë nga “tradhtarët serbë” dhe ai “pagoi me jetën e tij për të mbrojtur atdheun e tij” – “ai u tradhtua nga shumë njerëz në atë kohë dhe u rrëmbye nga qeveria e Zoran Gjinxhiç-it dhe u dërgua në Hagë”.
“Ata nuk mund ta thyenin atë dhe ai heroikisht qëndroi në pozicionin e tij, duke akuzuar NATO-n e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Rusët bënë një gabim të madh në atë kohë që nuk e mbrojtën fuqishëm Serbinë”, tha Bashirov.
Ndërkaq, kreu i “Ujqërve të Natës”, ndryshe i njohur si “Kirurgu”, pohoi se përgatitjet dhe puna për ngritjen e monumentit janë në fazën e fundit dhe se ai po ngrihet në shenjë mirënjohjeje për Millosheviç-in, “i cili në mënyrë profetike parashikoi se çfarë do të ndodhte me ne”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
-
Të punosh në Vatikan: Vetëm një ditë leje për lindjen e fëmijëve, sanksione edhe për sjelljen në jetën private
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit