Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos, ka reaguar pas vendimit të Komitetit Ministror për t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.
Ai përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, pasi që Greqia abstenoi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tha se Athina duhet të promovojë gjithmonë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, siç thotë ai “duke mbështetur hapa dhe zgjidhje të pranueshme reciprokisht”, mirëpo, vota e shtetit helen për procesin e Kosovës në KiE sipas ish-kryediplomatit grek nuk është në funksion të këtij qëllimi.
“Vendimi i qeverisë (greke) për t’u diferencuar në votën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga vendet e tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja që votuan kundër, nuk i kontribuon këtij qëllimi”.
“Ky qëndrim nuk u diskutua me forcat politike, megjithëse ndryshon, pa shpjegim, qëndrimin fiks grek. Në të njëjtën kohë, ajo dobëson rolin e ndërmjetësit që Greqia duhet të ketë në rajon”, mendon ish-kryediplomati grek.
Greqia është një nga pesë vendet mosnjohëse të Kosovës, e që janë pjesë e Bashkimit Evropian. Pesëshja plotësohet me Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë.
Ndryshe, nga gjithsej 46 shtete sa votuan në Komitetin Ministror të Këshillit të Evropës për të marrë vendimin që t’ia përcjellin Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës, 33 shtetet, duke përfshirë edhe shtetet e rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë votuar pro, derisa 12 të tjera kundër apo abstenim.
Sipas të dhënave që janë bërë publike Hungaria, Rumania, Qiproja, Spanja, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Serbia votuan kundër, kurse Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina abstenuan.
Ky rezultat tregon se me më shumë se 2/3 e votave kanë qenë pozitive për të kaluar Kosova këtë fazë të procesit të gjatë të anëtarësimit në KiE.
Si votuan shtetet në KiE për Kosovën: 33 pro, 7 kundër dhe 5 abstenime
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shkarkohet kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
-
Dy të vdekur dhe pesë të zhdukur pas përplasjes me varkë pranë Budapestit
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia