Arsenal-i ka dërguar skautët për të parë në veprim dyshen e Real Sociedad Robin Le Normand dhe Martin Zubimendi, thotë Fabrizio Romano.
Zubimendi, 24 vjeç, është lidhur me një lëvizje te Barcelona, e cila e sheh atë si një zëvendësues ideal afatgjatë për Sergio Busquets, dhe gjithashtu me Manchester United.
Mesfushori ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh dhe ka qenë një pjesë kyçe e ngjitjes së Real Sociedad në vendin e katërt në La Liga këtë sezon.
Mbrojtësi Le Normand, 26 vjeç, ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro dhe Topçinjtë janë të prirur ta nënshkruajnë atë pasi mungesa e tyre e thellësisë së mbrojtjes u ekspozua nga një dëmtim i William Saliba-s.
Real Sociedad nuk dëshiron të lërë asnjë lojtar të largohet, por një tarifë e kombinuar prej 110 milionë eurosh do të ishte e vështirë të refuzohej.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit