Pas takimit të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë, do të takohen në Shkup për të diskutuar për tejkalimin e barrierave administrative në fushën e ekonomisë, ka njoftuar Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, takim “do të zhvillohet sipas dinamikës së përcaktuar” për të zgjidhur sa më shpejt të gjitha çështjet kontestuese që kanë të bëjnë me barrierat administrative që pengojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Takimin në fjalë do ta ndërmjetësojnë këshilltarët e kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut – Elena Milevska Strbevska dhe Jadranka Arizankovska.
Pajtimi në bashkëpunim tregtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme ekonomike, por edhe politike.
“Sepse mund të çojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve, si një hap i ri përpara në marrëdhëniet e tensionuara prej dekadash. Tani është koha e duhur për të ndërmarrë hapa të mençur drejt intensifikimit të integrimit rajonal dhe bashkëpunimit tregtar, që do të sigurojë prosperitetin ekonomik të të dy vendeve, por edhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi”.
“Prandaj është e nevojshme që të hiqen të gjitha barrierat administrative dhe të krijohen kushte për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik nëse duam që partnerët e huaj dhe institucionet ndërkombëtare ta shohin rajonin si një partner të ardhshëm politik dhe ekonomik të begatë”, thuhet më tej në njoftimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, atë nuk e nënshkruan zyrtarisht. Në fakt, kryeministri Albin Kurti ka qenë i gatshëm të nënshkruaj, por presidenti serb ka refuzuar.
Kurti dhe Vuçiç u pajtuan paraprakisht më 27 shkurt me planin 11-pikësh të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve që për diplomacinë perëndimore vlerësohet shumë e rëndësishme dhe një sukses pas agresionit rus në Ukrainë.
Kjo Marrëveshje nuk e përfshinë njohjen reciproke mes të dy vendeve, por kërkon nga të dyja që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat e veturave.
Po ashtu, nga palët kërkohet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
E djathta ekstreme e Evropës në kaos, kandidati gjerman i AfD-së jep dorëheqjen
-
Sunak do të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme në korrik, në një lëvizje surprizë
-
18 vite burg për ish-policin që vrau 7-vjeçaren me skaf në Himarë
-
“Petrit Ajeti më erdhi në shtëpi”, si u përfshi shefi i AKI-së në emërimin e kryetarit të Gjykatës së Gjilanit, Venhar Salihu
Lajmet kryesore
-
Zelensky telefonon Ramën, e informon për situatën në Kharkiv dhe diskuton planin bashkëpunues për mbrojtjen
-
Cameron anuloi takimin me Begajn, zbulohet arsyeja e vërtetë
-
Sunak do të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme në korrik, në një lëvizje surprizë
-
“Në politikë s’ka armiq dhe miq të përhershëm, ka interesa”, Haliti s’e përjashton koalicionin me LVV-në