Një tjetër e dielë nënkupton një tjetër ditë proteste për banorët e Bërxullës, të cilët përtej fakti se vijojnë kundërshtimin e projektit të segmentit rrugor Thumanë-Kashar, kanë paralajmëruar këtë herë edhe “akte ekstreme”, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Tre kërkesa kanë qenë të qarta nga ana e tyre: Rishikimi i vlerës së pronës, vlerës së banesave si edhe nënkalimeve dhe mbikalimeve.
Në bazë të shtrirjes së projektit, rreth 30 hektarë tokë preken nga ai dhe banorët e Bërxullës, e kanë bërë me dije edhe më parë se me ato toka, ata zhvillojnë aktivitetin e tyre bujqësor dhe nuk kanë të tjera të ardhura.
“Kemi 165 ditë që flemë me ankth e stres. Do nisim aktet ekstreme, nëse nuk i jepet shpejt zgjidhje këtij problemi. Protestat do të përshkallëzohen nëse nuk gjejmë zgjidhje”, deklaroi një prej tyre, duke i bërë sërish thirrje Qeverisë për dialog dhe veprim sa më të shpejtë lidhur me situatën e tyre.
Dy muaj më parë, ata kanë zhvilluar po ashtu një tubim demonstrativ edhe përpara godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, ata kërkonin devijimin e projektit, në mënyrë që ata të mos prekeshin, ose të merrnin shpronësim me vlerën e tregut.
Koncesioni për projektin është miratuar më 26 maj të vitit të kaluar dhe është paraqitur edhe nga vetë ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.
Ajo theksoi asokohe se aksi do të investohet në parimin e koncesionit që do të investojë dhe operojë e transferojë pas 35 vitesh në pronësi të shtetit shqiptar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit