Pekini zyrtar ka kritikuar vendimin e Pentagonit për të rrëzuar një balonë spiune kineze të pikasur duke fluturuar mbi Amerikën e Veriut.
Kështu autoritetet kineze akuzuan Shtetet e Bashkuara për “shkelje serioze të praktikës ndërkombëtare”.
“Kina shpreh pakënaqësi dhe protesta të forta kundër përdorimit të forcës nga Shtetet e Bashkuara për të sulmuar avionin civil pa pilot”, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Pekinit.
Balona kaloi disa ditë duke fluturuar mbi Amerikën e Veriut, duke rritur tensionet midis Washingtonit dhe Pekinit, përpara se të rrëzohej nga një raketë e qëlluar nga një avion F-22 të shtunën, thanë zyrtarët e Pentagonit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, e quajti operacionin një “veprim të qëllimshëm dhe të ligjshëm” që erdhi si përgjigje ndaj “shkeljes së papranueshme të sovranitetit tonë nga Kina”.
Zyrtarët amerikanë fillimisht thanë të enjten se po gjurmonin një “balonë të madhe vëzhgimi” kineze në qiellin e SHBA.
Kjo e bëri Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të premten të anulonte një udhëtim të rrallë në Pekin, i krijuar për të frenuar tensionet në rritje SHBA-Kinë.
Pas hezitimit fillestar, Pekini pranoi pronësinë e “aeroplanit”, por tha se ishte një balonë meteorologjike që ishte hedhur jashtë kursit.
Ministria e Jashtme kineze tha të dielën se kishte “kërkuar qartë që Shtetet e Bashkuara ta trajtonin siç duhet çështjen në një mënyrë të qetë, profesionale dhe të përmbajtur”.
Pekini tha se Shtetet e Bashkuara “insistuan në përdorimin e forcës, duke reaguar qartësisht dhe duke shkelur seriozisht praktikën ndërkombëtare”.
Biden uron Ushtrinë për rrëzimin e balonës spiune kineze: E doja në tokë sa më parë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit