Pak ditë më parë Holta Zaçaj – anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese – është betuar në Presidencë duke marrë zyrtarisht detyrën.
Kjo i ka hapur rrugë edhe procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të institucionit.
Edhe pse ende nuk dihen arsyet e vizitës, Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri,Yuri Kim – teksa procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri kanë nisur – ka shkuar këtë të premte të 27 janarit në Kushtetuese për të zhvilluar një takim.
Sakaq, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje të posaçme dhe ka vendosur fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të ri, duke i hapur rrugë edhe depozitimit të kandidaturave.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
Dhe seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë.
Kur ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri. Pas tij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
Dhe në përfundim të votimit shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave.
Kur asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short.
Ndërkaq, procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve dhe Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit