Hoffmann: E mirëpresim heqjen e barrikadave, Gjermania e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja
Zëdhënësja e Qeverisë së Gjermanisë, Christiane Hoffmann, ka thënë se pas largimit të barrikadave në Veri të Kosovës, palët duhet t’i kthehet dialogut.
“Është një shenjë e mirë që të dy palët janë afruar me njëra-tjetrën dhe se pakica serbe në veri të Kosovës i ka hequr bllokimet e rrugëve”, tha Hoffmann para gazetarëve në Berlin të hënën.
“Tani është kryesisht e rëndësishme që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të mbështetet më tej. Qeveria gjermane e bën këtë në mënyrë shumë aktive dhe gjithashtu mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së”, shtoi Hoffmann.
Por, as Hoffmann dhe as Ministria e Jashtme e Gjermanisë nuk kanë dashur të komentojnë thirrjen e kryeministrit kosovar Albin Kurti për dërgimin e më shumë ushtarëve të NATO-s në Kosovë.
Hoffmann theksoi se Berlini fillimisht po fokusohet në mbështetjen e dialogut.
Ndërkaq më 1 janar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për një prani më të madhe të trupave të NATO-s në vendin e tij.
“Një rritje e konsiderueshme e ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti për transmetuesin gjerman ‘Welt’.
Kreu i qeverisë shpjegoi se Kosova aktualisht po rrit shpenzimet e mbrojtjes dhe numrin e ushtarëve dhe rezervistëve të saj.
“Një rritje e numrit të ushtarëve në forcën paqeruajtëse të NATO-s KFOR, do të mbështeste përpjekjet tona të mbrojtjes”, shtoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit