I dërguari i Spanjës në BE: S’e mbështesim kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Qeveria spanjolle nuk do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE, të cilën e prezantoi javën e kaluar pasi nuk e njeh pavarësinë e saj.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Europa Press”, duke cituar Sekretarin e Shtetit për BE-në në Spanjë, Pascual Navarro.
“Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës”, tha Navarro gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përzier për BE-në, të mbajtur në Senat.
Zyrtari spanjoll shpjegoi se pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një “vendim procedural”, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re.
Gjëja normale, vazhdoi ai, është që të kërkohet mendimi i Komisionit Evropian dhe më pas të debatohet për këtë çështje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund të vendoset nga liderët evropianë në Këshillin Evropian.
“Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, theksoi Sekretari spanjoll i Shtetit.
Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti të enjten e kaluar një ofertë që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Kjo, duke nisur një proces që mund të zgjasë vite, nëse jo dekada, dhe varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë fqinje.
Kurti ia paraqiti kërkesën në Pragë Republikës Çeke, mbajtëse të presidencës së radhës të BE-së.
Kosova ishte i vetmi vend në rajon që nuk kishte aplikuar për anëtarësim në BE.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
-
Të punosh në Vatikan: Vetëm një ditë leje për lindjen e fëmijëve, sanksione edhe për sjelljen në jetën private
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit