Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një vjetorin e vdekjes së senatorit amerikan, Bob Dole e ka kujtuar atë si “zëri më i spikatur” për mbrojtjen e kauzave shqiptare.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ Haradinaj tha se rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me senatorin Dole.
“Shqiptarët përgjithësisht, veçmas Kosova, nuk do të ishin këto që janë pa përkrahjen e parezervë e të vazhdueshme të Senatorit amerikan, Bob Dole. Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Kreu i AAK-së është shprehur i lumtur që ka pasur rastin të njoh përderisa ka ofruar mbështetje për familjarët.
“Nder për mua që arrita ta njoh nga afër e të marrë këshilla nga ai. Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, ne jemi pranë familjes Dole, institucioneve dhe popullit amerikan. Mirënjohës sot e përgjithmonë Senatorit Dole!”.
Bob i cili shërbeu për 36 vjet në Kongresin amerikan, në moshën 98-vjeçare, ka vdekur me pesë dhjetor.
Në cilësinë e senatorit amerikan, Bob Dole vizitoi për herë të parë Kosovën në vitin 1990.
Kjo vizitë në vitet më të vështira për popullin shqiptarë të Kosovës, atëherë kur regjimi serb shtonte nga dita në ditë represionin ndaj shqiptarëve dhe ju mohonte madje edhe të drejtat elementare, ishte fillimi i një epoke që po paralajmëronte kthesën historike për Republikën e Kosovës.
Pikërisht, 30 gushti i vitit 1990, ishte dita që solli shpresën më të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
I gjithë angazhimi për Kosovën i senatorit amerikan Bob Doll kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Dhe, pikërisht, tri dekada pas vizitës së parë të senatorit Doll në Kosovë, më 30 gusht të vitit 2020, ky bust u vendos në lagjen Dardania në kryeqytet, në vendin ku kryqëzohen rrugët “Bob Doll” e “Bill Clinton”, në shenjë mirënjohje për rolin e pamohueshëm të senatorit Doll për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia