Disa muaj më parë, Apple doli nga tregu rus dhe nuk ka bërë asnjë plan për rifillimin e operimeve në vend.
Dhe duke filluar nga e hëna, disa aplikacione do të tërhiqen nga App Store zyrtar, duke përfshirë VKontakte – një alternativë ruse për Facebook.
Përveç VKontakte, Apple ka hequr aplikacione të tjera nga i njëjti zhvillues – Mail.ru, VK Music dhe Youla.
Përdoruesit që i kanë shkarkuar tashmë këto aplikacione do të jenë ende në gjendje t’i përdorin ato pa kufizime, por njoftimet dhe pagesat mund të preken. Sigurisht, VKontakte është ende i disponueshëm përmes shfletuesve desktop dhe celular.
Apple ka dalë me një deklaratë që shpjegon arsyen e ndalimit dhe lidhet me referendumet e organizuara në disa pjesë të Ukrainës.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i është përgjigjur referendumeve me një valë të re sanksionesh kundër oligarkëve rusë dhe drejtuesve në kompani të ndryshme shtetërore.
Disa nga këta drejtues janë nga VK, kështu që Apple është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ka pezulluar llogarinë e zhvilluesit pas VKontakte, Mail.ru dhe VK Music si rezultat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kush është Ilya Sutskever, shkencëtari i shkëlqyer që u largua nga OpenAI
-
Si e ktheu inteligjenca artificiale një YouTuber-e ukrainase në ruse?
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
OpenAI konsideron të lejojë përdoruesit të krijojnë pornografi të krijuar nga AI
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri