MacKenzie Scott dhuron 15 milionë dollarë për sigurimin e syzeve për fermerët në vendet në zhvillim
Miliarderja MacKenzie Scott ka dhuruar 15 milionë dollarë për një ndërmarrje sociale që ndihmon në sigurimin e syzeve për fermerët në vendet në zhvillim.
Dhurimi i ish-bashkëshortes së Jeff Bezos për VisionSpring besohet të jetë donacioni më i madh privat për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të shikimit të turbullt të pakorrigjuar që lë qindra miliona njerëz në varfëri.
I shpallur në Ditën Botërore të Shikimit, dhurimi nis një iniciativë për të ofruar syze për qindra mijëra punëtorë të çajit, kafesë, kakaos dhe artizanëve me të ardhura të ulëta në Indi, Bangladesh, Gana, Kenia dhe Ugandë.
Sipas VisionSpring, fushata prej 70 milionë dollarësh “Livelihoods in Focus” mund të krijojë më shumë se një miliard dollarë të ardhura të reja midis këtyre punëtorëve deri në vitin 2030.
Çka do t’i lejojë ata të shohin më qartë dhe të fitojnë më shumë.
“Dhurata nga Scott është një njohje e pabesueshme e fuqisë së një palë syzeve të thjeshta për të zhbllokuar fitimin, mësimin, sigurinë dhe mirëqenien për njerëzit e cenueshëm nga varfëria”, ka thënë ekzekutivja Ella Gudwin.
Organizata ka zbuluar se 65 deri në 85 për qind e punëtorëve që blenë syze përmes programeve të saj të aksesit të shikimit nuk e kishin testuar kurrë shikimin e tyre më parë dhe ishte hera e parë që mbanin syze.
“Për punëtorët, përfitimet e kësaj teknologjie 700-vjeçare janë të menjëhershme”, ka shtuar VisionSpring.
Qasja e Scott ndaj filantropisë do të vazhdojë. “Do të duhet kohë, përpjekje dhe kujdes. Por nuk do të pres. Dhe unë do ta mbaj atë derisa kasaforta të jetë bosh”, ka deklaruar ajo.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit