Fondi total për Partitë Politike për vitin 2022 është afro 350 milionë lekë.
Ky është përfundim i nxjerrë nga “Open Data”, e cila ka zbardhur fondet që partitë politike kanë përfituar nga buxheti 2022 si Fond Vjetor në Formën e Ndihmës Financiare Vjetore.
Për sa i përket shpërndarjes ajo bëhet në bazë të performancës së partisë në zgjedhje ku vlerësimi kryesor është sipas numrit të deputetëve.
Partia Socialiste ka përfituar fondin prej afro 152 milionë lekë.
Ndërsa, pasohet nga Partia Demokratike e cila ka arritur shifrën e afro 105 milionë lekëve.
Përpos partive të tjera, përfituese ka qenë dhe Nisma Thurje me afro 6.2 milionë lekë.
70 për qind të fondit total e përfitojnë Partitë Parlamentare sipas numrit të deputetëve të fituar sipas Sistemit Zgjedhor.
Fondi në masën 20% përfitohet nga Parti që kanë fituar mbi 10 mijë vota ndërsa 10 për qind në finale ndahet mes partive që kanë marrë mbi një për qind të totalit të votave.
Partitë Politike përveç Buxhetit të Shtetit kanë edhe burime të tjera financimi për proceset dhe aktivitetet e tyre vjetore apo për Fushatat Zgjedhore.
Fondet e tyre janë kryesisht nga kuota, donacione, aktivitete ekonomike të shfrytëzimit etj të lejuara sipas Ligjit për Partitë Politike dhe Kodit Zgjedhor.
Pasqyrat financiare të Partive Politike është detyrim ligjor të auditohen çdo vit dhe të publikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor në web faqen e institucionit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit