Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka thënë se serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga targat e tyre, KM, PR, GL dhe PE.
Për Simiç-in, këto targa janë të ligjshme, pasi sipas tij qytetarët serbë udhëtojnë me to në të gjithë botën.
“Qëndrimi i qytetarëve tanë më së miri pasqyrohet në faktin se në më shumë se 16 ditë vetëm një person nga veriu e ka riregjistruar automjetin e tij, nga gati 10 mijë”, thotë Simiç për Politia.rs.
Ai thekson se “kërcënimet për konfiskim automjetesh” nuk do ta zgjidhën këtë çështje.
“Shpresoj se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Bashkimit Evropian, do të jenë veçanërisht aktivë dhe do të ndikojnë te Kosova që të heqë dorë nga vendimet e njëanshme që kërcënojnë paqen në këto fusha. Unë dua të besoj se askush nuk dëshiron një konflikt”.
Kur është pyetur për Liqenin e Ujmanit dhe patrullimin me anije të Policisë së Kosovës, Simiç ka shtuar se ky liqen i takon Serbisë dhe se “Kurti në liqenin e Ujmanit është mysafirë i pa fatuar”.
“Të dhënat faktike që dëshmojnë se Republika e Serbisë pothuajse e ka paguar kredinë për ndërtimin e atij liqeni artificial, që është një fakt i njohur. Kurti në liqenin e Ujmanit është një mysafir i paftuar dhe asgjë më shumë”.
“Jemi të vetëdijshëm për gjithçka që po bën Albin Kurti duke shkelur të gjitha marrëveshjet, madje edhe ligjet që ata vetë i kanë miratuar në Prishtinë, me qëllimin e qartë të frikësimit të serbëve, veçanërisht në veri të Kosovës. Ai nuk e fsheh më politikën e tij antiserbe”.
Simiç ka folur edhe për seancën e Kuvendit të Serbisë kushtuar Kosovës.
Sipas tij, edhe një herë tregoi se politika e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbron interesat shtetërore dhe kombëtare në Kosovë, si dhe popullin serb në këto hapësira.
“Gjithçka tjetër që kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e opozitës është demagogji e lirë politike që nuk ka bazë në jetën reale dhe shërben për të treguar pothuajse shqetësim për Kosovën dhe për popullin tonë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Diaspora në Zvicër – Hamza: Një shtyllë e pamohueshme ekonomike
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
Kërkimet vazhdojnë pasi helikopteri i presidentit iranian Raisi pësoi ‘ulje të vështirë’
-
Lushnjë: Babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese