Avionët luftarakë izraelitë F-16I shoqëruan dy bombardues amerikanë B-52 teksa kalonin nëpër hapësirën ajrore izraelite për në Gjirin Persik.
Kjo, në një shfaqje të dukshme të forcës ndaj Iranit, duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme në rajon.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar njoftimin e IDF-së.
“Fluturimi u zhvillua si pjesë e bashkëpunimit të ngushtë me ushtrinë amerikane, e cila përfaqëson një element të rëndësishëm në garantimin e sigurisë së hapësirës ajrore të shtetit të Izraelit dhe Lindjes së Mesme”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Avionët izraelitë që shoqërojnë bombarduesit amerikanë janë bërë rutinë në qiejt e Lindjes së Mesme muajt e fundit.
Kjo, pasi tensionet midis Teheranit dhe Perëndimit janë rritur gjatë një përpjekjeje për të negociuar një marrëveshje të re që do të bllokonte Republikën Islamike nga marrja e armëve bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
-
Të punosh në Vatikan: Vetëm një ditë leje për lindjen e fëmijëve, sanksione edhe për sjelljen në jetën private
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit