Skuadrat angleze janë ndër më aktivet në këtë afat kalimtar veror. Një prej tyre është edhe Brentford, të cilët së fundmi kanë transferuar mesfushorin e Sampdoria-s, Mikkel Damsgaard.
Për transferimin e 22-vjeçarit, anglezët shpenzuan 15 milionë euro, shifër kjo që mund të rritet edhe në dy të tjera në formë të bonuseve.
Damsgaard pati paraqitje shumë të mira me kombëtaren e Danimarkës në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, derisa karriera e tij e pati disi një ulje te Sampdoria shkaku i një dëmtimi të rëndë që e pësoi.
What you’ve all been waiting for 🖤 💛 💗
😉#BrentfordFC pic.twitter.com/nypYQrDTZt
— Brentford FC (@BrentfordFC) August 10, 2022
22-vjeçari ishte jashtë fushave nga tetori i vitit 2021 deri në prill 2022, duke bërë disa paraqitje në fund të sezonit.
Kujtojmë që mesfushori danez është pjesë e klubit italian që nga vera e vitit 2020, kur u transferua nga Nordsjaelland për shumën e 6.75 milionë eurove.
✍ HE’S HERE #WelcomeDamsgaard https://t.co/HNfZdtD4uf
— Brentford FC (@BrentfordFC) August 10, 2022
Ai gjatë kësaj kohe ka regjistruar 49 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Sampdoria-s, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Ndërkohë, Damsgaard numëron edhe 16 ndeshje zyrtare me kombëtaren daneze, prej të cilave ka shënuar katër gola.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit