4 Korriku – ish ambasadorja e Kosovës për Albanian Post: S’kemi aleat si SHBA-në, por këtë s’mjafton veç ta themi
Kosova njihet si një nga vendet më pro amerikane në botë, por ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, thotë se thjesht ta deklarosh këtë gjë nuk mjafton.
Duke folur për Albanian Post, në këtë 4 korrik që shënon 246 vjetorin e Pavarësisë amerikane, thotë se “Kosova nuk ka aleat më të besueshëm se SHBA-të”.
Gjithsesi, vëren Çitaku, “kjo përkrahje amerikane nuk duhet të merret si e mirëqenë”.
“Ne duhet ta ushqejmë dhe mirëmbajmë çdo ditë, me vepra, jo me fjalë e retorikë boshe”, deklaron ajo për Albanian Post.
Sa për vetë ditën e 4 korrikut, ish-ambasadorja kosovare në Uashington, pohon se “është dita që shënon jo vetëm Pavarësinë e SHBA-ve, por edhe ngadhënjimin e së drejtës mbi tiraninë, por edhe fillimin e ndërtimit të një bote të re e cila në thelb ka idealet e lirisë, demokracisë dhe të drejtës së pakontestueshme të individit për të kërkuar lumturinë”.
Për Çitakun “jashtëzakonshmëria e Amerikës qëndron në faktin se SHBA ka fuqinë për të frymëzuar, dhe mundësinë për të ndërhyrë në mbrojtje të vlerave universale”.
Një nga këto ndërhyrje ishte edhe në Kosovë, kur NATO me shtyrje amerikane u përfshi në luftën e Kosovës, duke bombarduar caqet militare të Serbisë.
Pas 72 ditësh bombardime, Serbia u dorëzua dhe Kosova vazhdoi tutje deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.
Edhe për deklarimin e pavarësisë së Kosovës, rol krucial kishte SHBA-ja.
Burokracia evropiane dhe vendimet në shumë nivele e kishin bllokuar procesin, por ishte presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, i cili në një vizitë në Tiranë pati thënë se “mjaft është mjaft, Kosova duhet të shpallet e pavarur”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit