KLSH kërkoi shkarkimin e dy drejtorëve të ‘Mbrojtjes’, tendera jo të drejtë e auditime të pakryera
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në raportin e tij të fundit për përballimin e zjarreve në vend, ka theksuar se ka kërkuar shkarkimin e dy drejtorëve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Konkretisht bëhet fjalë për shkarkimin e Robert Hysenllarit, drejtor i Gatishmërisë e Koordinimit të Përgjigjes Emergjente dhe Klajdi Nikolla, drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të projekteve.
Sipas KLSH-së, Hysenllari nuk ka kryer inspektimet për gatishmërinë e strukturave në 2021.
Ndërsa, dikasteri i të cilit lidhi në mënyrë të padrejtë kontratë më Viva Helicopter (e cila nuk ka asnjë helikopter).
“Kualifikimi, shpallja fitues e operatorit ekonomik ‘V.H’ nga KVO, si dhe lidhja e kontratës, është kryer në mënyrë të padrejtë, veprim në kundërshtim me Ligjin ‘Për prokurimin publik’ dhe VKM-në ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit publik’”.
Nga ana tjetër, në periudhën e Hysenllarit, nuk janë kryer inspektime për gatishmërinë e strukturave të Mbrojtjes Civile për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri, veprim në kundërshtim me Ligjin “Për mbrojtjen civile”.
Po ashtu, në raportin e KLSH-së janë gjetur shkelje në mënyrën e organizimit të punës në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit