Agjenti italian Mino Raiola ka ndërruar jetë të enjten e 28 prillit.
54-vjeçari ishte menaxheri i disa prej kampionëve më të mëdhenj të futbollit në botë.
Në janar, thashethemet u përhapën për shtrimin e tij urgjent në spitalin San Raffaele në Milano.
Ai lindi në Nocera Inferiore më 4 nëntor të vitit 1967, por në moshën një vjeçare u transferua me familjen në Holandë, në Haarlem.
Babai vendos t’i përkushtohet kateringut dhe zgjedh të ndihmojë prindërit e tij duke qenë kamerier.
Për punën e tij si kamarier ai është mbiquajtur “kuzhinieri i picave”.
Pasioni për futbollin bëri që në moshën 20-vjeçare të bëhej drejtues i sektorit të të rinjve të Haarlem-it, përpara se të merrte postin e drejtorit sportiv të klubit holandez.
Pasi themeloi kompaninë e tij, ai fillon të kujdeset për interesat e lojtarëve: nga Ibrahimovic te Donnarumma, te Balotelli dhe Pogba, duke kaluar nga Verratti, de Ligt, de Vrij dhe Haaland dhe shumë të tjerë, madje edhe talente të rinj nëpër Evropë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit