Autoritetet turke janë të gatshme që të shqyrtojnë mundësinë për t’u bërë një nga garantuesit e sigurisë së Ukrainës në të ardhmen.
Kjo, sipas shërbimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba zhvilloi bisedime me homologun turk Mevlut Çavusoglu, i cili vizitoi Ukrainën.
Në veçanti, kreu i diplomacisë ukrainase e informoi homologun e tij turk për mbrojtjen heroike të Ukrainës nga agresioni në shkallë të plotë të Federatës Ruse.
Ai theksoi “se falë shpirtit të pamposhtur të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe të gjithë popullit ukrainas, shteti ynë po u jep një kundërvajtje të denjë pushtuesve rusë në të gjitha frontet”.
Ministri dënoi gjithashtu krimet e shumta të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga ushtria ruse në Ukrainë.
Kuleba shprehu mirënjohjen e tij për Çavusoglu-n sa i takon solidaritetit të palëkundur të Turqisë me Ukrainën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese