Listës së gjatë të emrave të drejtuesve dhe politikëbërësve të akuzuar për ryshfet, i është shtuar edhe ai i drejtuesit të departamentit mbikëqyrës të Bankës Popullore të Kinës, Cai Esheng.
Ka qenë Prokuroria Supreme e Republikës Popullore të Kinës, që ka bërë me dije të enjten e 10 shkurtit se ndaj Esheng rëndojnë akuzat për “abuzim me pushtetin”.
Nënkryetari i Komisionit Rregullativ të Bankës së Kinës u përjashtua nga Partia Komuniste, pasi u vu nën një hetim në korrik të 2021-shit.
I lindur në vitin 1951, ai ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e institucioneve financiare jo-bankare.
Ai mbeti aktiv pas daljes në pension dhe ishte një zë kritikues në forume financiare.
Në tetor të 2021-shit, Kina nisi një goditje mbarëkombëtare kundër ryshfetit të fokusuar tek institucionet financiare dhe rregullatorët.
Që atëherë janë rrëzuar më shumë se 20 zyrtarë në një kontroll të shtuar të sistemit financiar të vendit prej 54 trilionë dollarësh.
Kryetari i siguruesit kryesor të jetës në vend, Wang Bin, u vu nën hetim muajin e kaluar për shkelje të dyshuara serioze.
Qeveria u zotua se “nuk do të tregojë asnjë mëshirë” në betejën e saj kundër korrupsionit, pas një takimi kundër korrupsionit në janar.
Nga ana tjetër, televizioni shtetëror do të transmetojë një seri dokumentarësh me pesë pjesë të quajtur “Zero Toleranca”, duke shfaqur rrëfimet e zyrtarëve të poshtëruar.
Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për Albanian Post!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit