Dy gjiganët e futbollit evropian, Milan-i dhe Liverpool-i kanë një objektiv të përbashkët në merkato. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e Schalke 04, Malick Thiaw-n.
Sipas “Sky Italia”, kuqezinjtë janë në bisedime të avancuara për nënshkrimin e qendërmbrojtësit. Megjithatë përfshirja e Liverpool-it mund t’u prishi shumë punë në këtë mes.
Thiaw ka qenë lojtar kyç për Schalke-n këtë sezon në Bundesliga 2. Ai i ka luajtur të 20 ndeshjet e deritanishme nga minuta e parë.
Gjermani me pasaport finlandeze luan disa role. Ai luan në të dy krahët e qendrës së mbrojtjes. Por, mund të përshtatet edhe si mbrojtës i djathtë dhe si mesfushor shkatërrues.
Ai është bashkuar me Schelke-n në vitin 2015. Fillimisht kaloi në sistemin e të rinjëve dhe në verën e 2020 debutoi me skuadrën e parë.
Thiaw ka kontratë me skuadrën gjermane deri në verën e 2024. Sipas “Transfermarkt”-it, vlera e kartonit të lojtarit të Gjermanisë U-21 është 5 milionë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League