Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova nuk do të lejojë që shteti i Serbisë të ushtrojë kompetencat e sovranitetit në territorin e Kosovës.
I pari i punëve të brendshme të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se dëshiron t’i sigurojë të gjithë qytetarët pa dallim që Qeveria nuk është kundër dhe nuk i mohon të drejtën askujt për të zgjedhur, por se nuk do të lejojnë që për qëllime politike të Serbisë të shkelet rendi kushtetues dhe sovraniteti i Kosovës.
“Serbia po vazhdon fushatën manipuluese ndaj qytetarëve serb të Kosovës, e kjo duhet të marrë fund”.
“Qeveria e Kosovës, ka bërë të qartë që qytetarët serb mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre duke votuar me postë, në Zyrën Ndërlidhëse apo duke shkuar për të votuar në vendvotimin e tyre në Republikën e Serbisë”, ka shkruar ai.
Sfeçla thotë se edhe Rusia është vend demokratik
Ai ka treguar se po në këtë mënyrë është përcaktuar edhe në vendet demokratike por duke futur edhe Rusinë si vend demokratik, ndërsa ky shtet konsiderohet si shkelës pikërisht i demokracisë dhe me mungesë të lartë të saj.
“E njëjta mënyrë tashmë është përcaktuar edhe nga shtetet tjera demokratike, ku qytetarët serb mund të votojnë në ambasada si në Austri, Belgjikë dhe Luksemburg, Itali, Norvegji, Rusi, Francë, Kroaci, Gjermani, Zvicër”.
“Njëjtë votohet dhe në vendet fqinje si Maqedoni e Veriut e Mal të Zi”, ka shkruar Sveçla.
Në fund ai ka thënë se institucionet do të kujdesen që të veprojnë me transparencë të plotë, në pajtim me standardet demokratike dhe Kushtetutën e Kosovës, për të garantuar kështu mbrojtjen e rendit kushtetues, integritetin territorial dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës.
Menjëherë pas votimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, në Veri të Kosovës, përkatësisht në qytetin e Mitrovicës janë parë automjete të blinduara të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës duke lëvizur nëpër rrugët e qytetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
Kërkimet vazhdojnë pasi helikopteri i presidentit iranian Raisi pësoi ‘ulje të vështirë’
-
Lushnjë: Babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese