Mbrojtësi i majtë i Manchester City-t, Benjamin Mendy, është suspenduar nga klubi dhe është mbajtur në paraburgim që nga gushti i kaluar, pasi aktualisht ka shtatë akuza për përdhunim.
Tani, autoritetet e burgut në Mbretërinë e Bashkuar kanë lejuar transferimin e tij në një burg të sigurisë së lartë, për shkak të frikës për sigurinë personale të mbrojtësit francez.
Siç raportohet nga The Sun, Mendy u transferua në një nga burgjet me sigurinë më të lartë në Britani më 23 dhjetor, që do të thotë se ai i kaloi Krishtlindjet në burg në Mançester, i njohur ndryshe si “Strangeways”.
Mendy thuhet se u trondit kur pa qelinë e tij të re për herë të parë, pasi fillimisht mendoi se do të dërgohej në një “pjesë VIP” të burgut, por ai u vendos ku ndodhen të burgosurit që mbrohen nga sulmet e mundshme.
Francezi ndodhet në paraburgim që prej 27 gushtit dhe ka bërë tre kërkesa për lirim me kusht, por asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar e suksesshme.
Mendy aktualisht akuzohet për tetë vepra kundër pesë grave të ndryshme, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim në lidhje me katër gra.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës