Shpenzimet që familjet kosovare bëjnë për festat e fundvitit kanë shënuar ngritje – kësisoj, në krahasim me vitin 2020, diferenca e shpenzimeve është mesatarisht 17 euro më shumë për familje.
Kjo pasi që në vitin 2020, një familje kosovare kishte shpenzuar mesatarisht 139 euro për festat e fundvitit, ndërsa në vitin 2021 shifra është ngritur në 156 euro.
Por, sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2021”, nga kompania që merret me matje dhe statistika UBO, shifrat në vlerat milionëshe po vazhdojnë të shënojnë rënie të ndjeshme në krahasim me vitet e më përparme – kjo pasi që në vitin 2019, shifra e shpenzimeve ishte 36.1 milionë euro, pasuar me vitin 2020 kur e njëjta kishte rënë në 32.6 milionë sosh.
Trendi i uljes së shpenzimeve vazhdoi njëjtë edhe për vitin 2021, ndërsa në kremtat e fundit u shpenzuan 29.7 milionë euro.
Për më tepër, numri i familjeve kosovare që festojnë festat e fundvitit është ulur nga 79% në vitin 2020, në 64% të familjeve që festojnë në vitin 2021.
Mes arsyesh që u lakuan si shkas për mos festimin e këtyre festave ishin bindjet e 83% të të anketuarve, ndërsa arsyeja tjetër për 14% të të anketuarve doli të jenë shkaqet ekonomike.
Në raportin e UBO Consulting thuhet se 63% e parave për festat e fundvitit kosovarët i quan në ushqime e pije, 13% për dhurata, 11% për dekorime, 5% të tjera dhe nga 4% për mbrëmje muzikore dhe udhëtime.
Në raport qytetarët treguan edhe preferencat e tyre në sferën e dhuratave, ku 78% thanë se preferojnë të dhurojnë ëmbëlsira, 75% nga ta i zgjedhin librat, ndërsa një numër prej 73% pëlqejnë të dhurojnë bizhuteri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit