Nagavci nuk heq dorë nga testimi i mësimdhënësve: Vlerësimi do të ndodhë në bazë të disa parametrave
Ministrja e Arsimit Arberie Nagavci ka thënë se nëse rrezikohet shëndeti i nxënësve mësimi mund të mos fillojë në shkolla me 10 janar.
“Kemi skenarët që mësimi mund të zhvillohet nga distanca, i kombinuar por edhe në klasë. Uroj që me 10 janar të mos rrezikohet rikthimi i nxënësve në shkolla, kur edhe përfundojnë pushimet. Në rast se rrezikohet shëndeti i fëmijëve do të shqyrtohen edhe opsionet tjera”.
Ngavci thotë se mësimi online është zhvilluar në platforma të ndryshme dhe sipas saj mund të ketë pasur ngecje.
Megjithatë Ministrja e Arsimit thotë se teknologjia tashmë është pjesë integrale e mësimdhënies.
Ngavci i është kthyer përsëri temës së vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve, ku sipas saj ky është një proces që duhet të ndodhë.
“Unë asnjëherë nuk kam përmendur testim të mësimdhënësve, por vlerësimi i përformancës së tyre duhet të ndodhë pasi është edhe me legjislacionin aktual. Vlerësimi do të ndodhë në bazë të disa parametrave”, tha ajo në RTV Dukagjini.
Ajo thotë se pavarësisht se ky proces ekziston prej disa viteve ai deri më tani është bërë vetëm formalisht.
Ideja për një testim të mësimdhënësve u konsiderua e gabuar që kur për herë të parë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e përmendi këtë metodë vlerësimi për mësimdhënësit, në fillim t majit të këtij viti.
Në vend të kësaj u propozua që të shtohet numri i inspektorëve të arsimit në mënyrë që të bëhet vlerësimi i vazhdueshëm i performancës së mësimdhënësve.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, po edhe njohës të fushës së arsimit, thanë se testimi nuk do të prodhonte asnjë rezultat në ngritje të cilësisë së arsimit në Kosovë.
Kundër testimit të mësimdhënësve ishte dhe vazhdon akoma të jetë, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i cili kishte dekalaruar se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë asnjëherë të bëhet.
“Atë që e kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë, sepse ka aty këtu informata, thashetheme për ndonjë ide eventuale që të bëhet testi me shkrim për punëtorët e arsimit. Ne ketë gjë e kemi kritikuar edhe në kohën e ministrave të tjerë dhe po e them edhe një herë, SBASHK-u nuk do të lejojë asnjëherë që të bëhet testimi i mësimdhënësve. Ne kërkojmë që të shkojnë inspektorët në orë të shohin si po punojnë ata”, kishte thënë ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Diaspora në Zvicër – Hamza: Një shtyllë e pamohueshme ekonomike
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
Kërkimet vazhdojnë pasi helikopteri i presidentit iranian Raisi pësoi ‘ulje të vështirë’
-
Lushnjë: Babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese