Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 39 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 1 mijë e 620 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 14 mijë e 586 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 3 mijë e 511 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 197 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi, situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 12 mijë e 75 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 270 mijë e 407 raste të infektimit.
Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është rritur në 0.95 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 9 dhjetor 2021, në vend janë testuar gjithsej 6 milion e 941 mijë e 684 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
-
Selimi vlerëson se pas dështimit në Këshill të Evropës, sanksionet ndaj Kosovës mund të pezullohen
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën