Në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur procesi gjyqësor ndaj Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt, të cilën akuzohet për atentatin, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, të plagosur Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Gjithashtu mbi ta rëndojnë disa akuza të tjera, si armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.
Në Gjykatë ka dëshmuar edhe prokurori, i cili ka thënë se ai ka qenë shënjestra e atentatit.
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Drejt makinës së prokurorit u qëllua me breshëri automatiku.
Pas kësaj makina doli nga rruga, dhe humbi jetën shoferi i prokurorit, 30-vjeçari Maloku, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Më herët, seanca gjyqësore ndaj Rrajës dhe Halilajt u shty për shkak të mungesës së një prej të pandehurve dhe prokurorit Ndoja, i cili është palë e dëmtuar në proces.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit