Gjysёm milionё dollarё amerikan janё hedhur në tregun e zi nё Maqedoninё e Veriut.
Sipas agjencia mediatike “Alsat”, paratё duhet tё jenë shpenzuar për drogë, teksa sipas dhe kontrollit të disa lokacioneve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Shkup është gjetur dhe një eksploziv.
Katёr persona janё arrestuar deri mё tani pёr ngjarjen në fjalë.
“Nga bastisja e një garazhi në rrugën Bojmija, në lagjen Aerodrom të Shkupit janë gjetur pothuajse 400 mijё dollarë amerikanë të falsifikuar. Paratë mbaheshin në një qese letre, dhe ishin me vlerë nominale nga 100 dollarë”, njoftoi Ministria e Brendshme.
Në garazh është gjetur gjithashtu dhe një pako me 149 kokrra lёndё narkotike ekstazi.
Policia njoftoi se, dy persona janë arrestuar për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave, falsifikimit të parave, si dhe për prodhim, mbajtje dhe tregtim pa leje të armëve apo lëndëve plasëse.
Sipas raportimeve tё mediave, autorёt tё moshёs 20 dhe 21 vjeç mund tё vuajnё deri nё 10 vjet dёnim me burg.
Kontrollet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë janë ende në vijim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin