193 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë duke e ndjekur trajnimin ushtarak në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj për tu bërë ushtarë të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, 193 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke e ndjekur trajnimin ushtarak bazë për tu bërë ushtarë të Kosovës”, ka shkruar FSK-ja.
Tutje kanë theksuar edhe procesin që do të përcillet deri tek rekrurtimi i gjeneratës së dytë.
“Rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake. Gjatë trajnimit nëntë javorë rekrutët do kenë testime të njëpasnjëshme teorike dhe fizike me qëllim që të aftësohen dhe familjarizohen sa më shumë më rregullat, detyrat dhe jetën ushtarake”.
Të enjten e 21 tetorit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte bërë të ditur se është hapur konkursi për rekrutimin e mbi 800 ushtarëve të rinj të FSK-së.
Ai madje kishte garantuar se përzgjedhja e ushtarëve të rinj do të jetë e drejtë dhe transparente.
“Si Ministër i Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garantoj proces fer dhe transparent, dhe në përputhje të plotë me procedurat dhe kriteret, mbi parimin e mundësisë dhe shanseve të barabarta, ku do të zgjidhen vetëm ‘Më të mirët prej më të mirëve’”, kishte shkruar Mehaj në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nis takimi i Osmanit me nënsekretaren amerikane Elizabeth Allen
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nis takimi i Osmanit me nënsekretaren amerikane Elizabeth Allen