Asocicacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një reagimi publik ka dënuar gjuhën e përsëritshme linçuese të zyrtarit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamendin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve.
Në një postim në Facebook të hënën, Feraj i ka akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”.
“Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, ka shkruar Feraj në Facebook.
AGK ka theksuar se gjuha e tillë vë në rrezik sigurinë e gazetarëve.
“Gjuha e tillë, e sidomos kur vjen nga zyrtari i një partie në pushtet, vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe si e tillë është e papranueshme”.
AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të distancohet nga gjuha kërcënuese e pjesëtarëve të saj ndaj gazetarëve.
AGK angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve
Po ashtu, AGK, të martën ka bërë të ditur se kanë angazhuar edhe avokat në këtë institucion joqeveritar.
“Të nderuar kolegë, Sami Brajshori – me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë – OMiK, është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK”.
“Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të z.Brajshori deri në fund të këtij viti kalendarik”.
Ndërkaq, ka apeluar që të gjitha rastet ku gazetarët pengohet për të kryer detyrën të raportojnë rastet.
“Në rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve, ju inkurajojmë që rastet t’i raportoni në AGK”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit