Milan dhe Inter u përballën në kuadër të derbit të Madonnina-s në javën e 12-të të Serie A-së.
Ndeshja filloi shumë më mirë për Inter-in, që penalltinë e parë të fituar e shndërroi në gol me ishin e madh të takimit, Hakan Calhanoglu.
Por, Milan reagoi shpejt, duke barazuar rezultatin pas një goditje dënimi.
Krosimin e Sandro Tonali-t, gabimisht në rrjetën e tij e devijoi De Vrij.
Pas disa minutave, Inter kishte përsëri penallti, dhe çuditërisht përsipër e morri Lautaro, jo Hakan.
Lautaro gaboi dhe Tatarusanu e ndali.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishin mundësitë e tyre, por asnjëra nuk e gjeti golin.
Milan madje në minutat e fundit u ndal nga shtylla, me Saelemakers që përpak sa nuk theu zemrat kuqezi.
Milan mban hapin me Napoli-n, me 32 pikë në krye, derisa Inter mbetet shtatë pikë prapa me 25.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com