Rep artistja, Cardi B, është përzgjedhur të jetë nikoqirja e edicionit të këtij viti të ceremonisë prestigjioze të ndarjes së çmimeve – “American Music Awards” (AMA).
Cardi B, emri i vërtetë i të cilës është – Belcalis Marlenis Almanzar, ka fituar plot pesë çmime në “AMA” dhe po ashtu ka interpretuar disa prej këngëve të saj më të suksesshme, në skenën e këtij evenimenti.
Ndërsa, tanimë ajo do të shfaqet në skenën e “AMA” në rolin e prezantueses, në ceremoninë e cila do të mbahet me 21 nëntor të këtij viti e që do të mbahet në Los Angeles.
“Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që Cardi B do të sjellë energjinë e saj në ‘American Music Awards’ për herë të parë në rolin e prezantueses”, tha producenti ekzekutiv, Jesse Collins.
Kur flasim për “AMA”, Cardi B, ka pasur gjithmonë kujtime të bukura brenda këtij evenimenti, pasi që përpos që bëri bujë duke performuar këngën “I Like It” më artistët J Balvin dhe Bad Bunny në vitin 2018, ajo edhe shkroi histori duke u bërë – rep atistja e parë femër që fitoi dy herë për këngën e preferuar”.
Në anën tjetër, këngëtarja latine, Olivia Rodrigo, ka kryesuar listën e artistëve me më shumë nomnime, duke rezervuar shtatë sosh, përfshirë edhe dy çmimet kryesore, atë për “Artisten e Vitit” dhe “Artisten e Re të Vitit”.
Pa nominime nuk ka mbetur as këngëtarja më e vlerësuar në historinë e këtij kompeticioni, Taylor Swift, e cila edhe këtë vit ka qenë pjesë e fokusit të “AMA”, ndërsa ka siguruar tre çmime, duke përfshirë albumin e preferuar pop për “Evermore”.
Pjesë e “AMA 2021”, me nominime do të jenë edhe dy artistë shqiptarë, këngëtarja, Dua Lipa dhe DJ Regard.
Lipa është e nominuar në tre kategori, ndërsa Dardan Aliu i njohur me nofkën artistike si – DJ Regard, është nominuar për çmimin “Artisti më i mirë i zhanrit Dance/Electronic”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbreti Charles shpall udhëtimin e parë jashtë shtetit që nga zbulimi i diagnozës së kancerit
-
Sjellja agresive, fëmijët që nuk pranojnë ‘jo’-në – Intervista e Albanian Post me sociologen Marsi Simo
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë