Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka bërë me dije se janë marrë dy vendime, të cilat kanë të bëjnë me Eurobondin dhe punësimin.
“Eurobondi, i cili pritet të dalë në treg në fillim të muajit nëntor, i është duke u ndjekur dita-ditës si proces”, tha Ibrahimaj.
Ajo ka njoftuar se dalja në treg nuk është vendosur ende si datë, pasi duhet “të dalim në ditët më të përshtatshme, për të marrë normën më mirë të interesit”.
Ibrahimaj u shpreh se dalja në treg do të bëhet në konsultim me këshilltarët ndërkombëtarë.
Gjithashtu, ministrja ka bërë me dije se është miratuar projektvendimi për nxitjen e punësimit dhe arsimit profesional.
“Sot miratuam një projektvendim që i hap rrugën rritjes së një granti nga qeveria gjermane, prej 1, 25 milionë euro”.
Sipas saj, kjo shifër i bashkohet grantit duke e çuar në total në 25.15 milionë.
“Projekti ka të bëjë me trajnimin e bizneseve dhe individëve”, u shpreh ministrja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit