Presidenti amerikan Joe Biden, të premten e 10 shtatorit, ka njoftuar masa gjithëpërfshirëse kundër COVID-19.
Ai ka detyruar pronarët e bizneseve të mëdha – me mbi 100 punonjës – që të vendosin kusht certifikatën e vaksinës ose testin PCR një herë në javë – para paraqitjes në punë të punonjësve.
Ai bëri me dije se ka drejtuar Departamentin Amerikan të Punës, që të ndjekë nga afër zbatimin e kësaj mase.
Masat gjithashtu përfshijnë një certifikatë vaksine për miliona punonjës të qeverisë federale. Kjo vjen, ndërsa rastet në vend po rriten.
Spitalet në disa shtete kanë arritur kapacitetin mes përhapjes së variantit Delta më të transmetueshëm. Kërkesat e reja mbulojnë rreth 100 milionë punëtorë.
“Kjo nuk ka të bëjë me lirinë, ose zgjedhjen personale, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth jush”, tha Presidenti, ndërsa zbuloi planin e tij.
Më shumë se 650 mijë amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 që nga viti i kaluar.
Rreth 80 milionë njerëz në SHBA janë të pavaksinuar.
Gati 17 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor, në objektet që marrin përfitime federale, gjithashtu do të përballen me të njëjtat kërkesa, tha ai.
Plani shkaktoi një reagim të menjëhershëm midis disa republikanëve, të cilët argumentuan se qeveria nuk duhet të luajë një rol në vendimet shëndetësore të individëve.
Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster, tha se, “Biden dhe demokratët radikalë kanë shkelur Kushtetutën”.
Plani i ri i Biden-it për COVID
Plani i presidentit përdor fuqinë e plotë të pushtetit të tij ekzekutiv për të urdhëruar dozën për amerikanët e pavaksinuar.
Disa nga nismat e tij adresojnë shqetësimet e zakonshme të amerikanëve që nuk kanë marrë ende vaksinën – të tilla si të mos dëshirosh të humbasësh punën për të marrë dozën ose të shërohesh nga efektet anësore.
Presidenti tha se kërkesat që bizneset e mëdha ofrojnë për punëtorët, që të vaksinohen, do të zbulohen në javët e ardhshme nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (Osha).
Bizneset, që nuk respektojnë rregullat e reja, mund të përballen me mijëra dollarë gjobë për shkelje.
Një mandat i veçantë federal, për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë se do të ndikojë në rreth 2.5 milionë punonjës të qeverisë, zëvendëson urdhrin e mëparshëm të Biden, sipas të cilit punonjësit e qeverisë duhet t’u nënshtrohen testeve të rregullta nëse nuk dëshirojnë të vaksinohen.
Tani punëtorët që refuzojnë dozën mund të pushohen nga puna.
Në përgjithësi, rregulli tani kërkon që rreth dy të tretat e të gjithë punonjësve amerikanë të vaksinohen.
Situata ka goditur shpresat e Biden se, një përgjigje e suksesshme në kohë pandemie, do të forcojë mbështetjen për presidentin demokrat.
Rregullat e tjera përfshijnë:
Dyfishimi i gjobave për udhëtarët në aeroplanë që refuzojnë të mbajnë maskë.
Thirrja e Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes për të përshpejtuar krijimin e kompleteve të testimit të shpejtë në shtëpi.
Vendosja e punonjësve të kujdesit shëndetësor në zonat që përjetojnë rritje të rasteve.
Rritja e ritmit javor të dërgesave të trajtimit të antitrupave monoklonal falas në spitale.
Gjendja e COVID-it dhe vaksinimi në SHBA
Pavarësisht rritjes së variantit Delta, vdekjet janë ende në rënie, në shumicën e vendeve nga nivelet e dimrit të kaluar.
Sidoqoftë, disa rajone me norma relativisht të ulëta të vaksinës janë regjistruar kohët e fundit në nivele të larta të infeksionit.
“Rruga përpara, madje edhe me variantin Delta, nuk është aq e keqe sa dimrin e kaluar”, tha Biden në fjalimin e së enjtes.
“Ajo që e bën atë jashtëzakonisht frustruese është se një pakicë e veçantë e amerikanëve po na pengojnë të bëjmë kthesën”.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 64% e të rriturve amerikanë janë plotësisht të vaksinuar. Më shumë se 75% kanë marrë dozën e parë të një vaksines anti-COVID.
Më vete të enjten, zyrtarët e arsimit në Los Angeles votuan për të kërkuar që studentët e moshës 12 vjeç e lart të vaksinohen për të ndjekur shkollën deri në janar – përveç nëse ata kanë një përjashtim mjekësor ose tjetër.
Masa ka të ngjarë të kundërshtohet në gjykatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Historia e pabesueshme e ishullit të paarritshëm dhe dy vëllezërit që jetuan atje për dy vjet
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, Vuçiç: E shkeli Serbinë
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit